Zelensky sot për herë të parë në Shqipëri, merr pjesë në Samitin që do të organizohet në Tiranë


Sot, për herë të parë në Shqipëri do të shkojë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Ai do të marrë pjesë në Samitin që do të organizohet në Tiranë nesër dhe pasnesër me krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Juglindore.

Dita e parë e samitit do të mbahet të mërkurën e 28 shkurtit dhe do t’i dedikohet tërësisht Ukrainës dhe situatës së shkaktuar atje nga agresioni rus i nisur që më 24 shkurt 2022.

Kreu i shtetit të Ukrainës pritet që të mbërrijë në Shqipëri mbrëmjen e së martës për të marrë pjesë në këtë samit.

Gjithçka pritet të zhvillohet në pallatin e kongreseve, vend ku fillimisht do të bëhet pritja e të gjithë liderëve nga kryeministri Edi Rama dhe më pas do të jetë radha e sesioneve që do të zhvillohen të mbyllura, ku në fund të ditës pritet që të ketë një konferencë për mediat.

Përfaqësuese e Kosovës do të jetë presidentja, Vjosa Osmani, e cila konfirmoi praninë e saj në Tiranë në dy ditët e samitit.

Ndërkohë nga Serbia i pranishëm do të jetë presidenti Aleksandër Vuçiq. Po ashtu i pranishëm në samitit për Ukrainën do të jetë edhe presidenti turk, Rexhep Erdogan përmes një video-mesazhi.

Kurse dita e dytë e samitit më 29 shkurt do të ketë në fokus rajonin mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës, ku prezent do të jenë të 6 liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarët nga Brukseli.

Në këtë takim do të jetë edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen.

Baby Boo