Zelensky në Parlamentin grek: “Ata që zgjedhin luftën, gjithmonë humbin”


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot në Parlamentin grek, se “ata që po shantazhojnë Evropën me krizë energjetike dhe ekonomike, gjithmonë do të humbin”. Gjatë një adresimi virtual, Zelensky i bëri thirrje Parlamentit grek të “bëjnë më shumë”, dhe të shfrytëzojnë “mundësinë e tyre si anëtare të BE që të organizojnë shpëtimin e Mariupolit”, tha ndër tjera Zelensky.

“Ata që zgjedhin luftën gjithmonë humbin. Ata që tentojnë t’ia mohojnë një vendi pavarësinë dhe integritetin territorial, gjithmonë do të humb. Ata që shantazhojnë Evropën me krizë ekonomike dhe energjetike – gjithmonë humb”, shtoi presidenti ukrainas.
Zelensky theksoi se veprimet e Rusisë nuk ishin vetëm kundër Ukrainës, por edhe Evropës. Sipas tij, Kremlini po tenton të krijoj një varfëri energjetike në Evropë. /Telegrafi/

Baby Boo