Zelensky mbajti fjalim para Kongresit amerikan


Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbajti një fjalim para Kongresit të Shteteve të Bashkuara.

Në fillim të fjalimit, Zelensky tha se vendi i tij “është në luftën më të keqe që nga Lufta e Dytë Botërore” dhe se ai i “ka rezistuar agresionit rus për tetë vjet”.

Duke folur përmes video-lidhjes nga Kievi, Zelensky tha se qyteti është nën sulme të përditshme raketore dhe ajrore, porse “nuk dorëzohet”.

Ai përmendi ‘Pearl Harbor’ dhe sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA, teksa i bëri thirrje Kongresit amerikan që të bëjë më shumë për të ndihmuar luftën e Ukrainës kundër Rusisë.

“Ne kemi nevojë për ju tani,” tha Zelensky, duke shtuar, “Unë ju bëj thirrje të bëni më shumë.”

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosi, e prezantoi atë, duke thënë se Kongresi amerikan ka “respekt, admirim dhe vlerësim të madh” për udhëheqjen e tij “të guximshme”.

“Lavdi Ukrainës”, tha ajo. /rel

Baby Boo