Zelensky liron 50 mijë të burgosur për të marrë pjesë në luftë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka dalë në një deklaratë ku kërkoi që Ukraina të bëhet pjesë e bllokut të BE.

Udhëheqësi ukrainas ka treguar se autoritetet kanë vendosur që të lironin të dënuarit në mënyrë që ata të mund të ndihmonin në mbrojtjen e vendit.

“Ne kemi marrë një vendim që nuk është i lehtë nga pikëpamja morale, por që është i dobishëm nga pikëpamja e mbrojtjes sonë,” tha ai.

Të burgosurit do të lirohen për të mbrojtur atdheun nëse sot nuk do të arrihet një marrëveshje mes delegacionit Ukrainas dhe atij rus, të cilët sot po zhvillojnë një takim në Bjellorusi.

Në Ukrainë ka 32 burgje paraprake, 131 burgje për të rritur dhe 8 koloni për kriminelët e mitur. Sipas të dhënave për burgjet në Ukrainë ka 48.755 të burgosur, ku 3.8% janë femra dhe 0.2% janë të mitur.