Zekiri: Te lumtë hoxha i nderuar Rexhail Aziri. Është koha edhe hoxhallarët e tjerë dhe muftijtë lirohen nga friga e Sules


Muhamed Zekiri

Te lumte hoxha i nderuar Rexhail Aziri.
Eshte koha edhe hoxhallaret e tjere dhe muftijte te lirohen nga friga e Sules.

Rexhail Aziri:

Debati që hapi deputeti i LSDM-së , Muhamed Zeqiri, rreth keqpërdorimeve në Bashkësinë Fetare Islame, nuk ka të ndalur. Rexhail Aziri hoxhë i njohur nga Kumanova së fundmi është rreshtuar pas akuzave të deputetit Zekiri në adresë të kreut të BFI-së, Sulejman Rexhepit, shkruan gazeta Lajm.

“E përkrahi të nderuarin deputet Muhamed Zekiri për guximin , që në foltoren e Kuvendit bëri pyetje legjitime për “Sulltan Sulejman Rexhepin”, është decid hoxha Aziri

“Unë s’dua të merrem me akuzat qe u ngrenë në parlament. Por i dijë shumë mirë tendencat e Sulltanit dhe e di që në diasporë s’i ka lënë rehat xhamitë, për të vetmin qëllim që t’i kontrollojë, bashkë me disa haxhinj analfabetësh, me të cilët më dërgonte letra shpifëse, sepse unë isha i pari që i thash mjaftë këtij personi. Ai mundi të më dëmtojë, më largoi nga Zvicra me dinakërinë që e përdorte institucionin e BFI-së. Megjithatë, ai nuk arriti të më burgos, të ma merr lirinë”, shprehet më tutje Aziri.

Ai ka një apel për kolegët e tij hoxhallarë dhe bashkëpunëtor të Sulejman Rexhepit.

“Të nderuar muftiler, shokë e hoxhallarë që shumica jeni në “burgun” e sulltanit, lirohuni sa më shpejtë nga ky “burg”, shpreheni hakun dhe mos u frikësohuni. Ju e dini se ai është i gatshëm t’i shajë të gjithë që s’janë me të. Zoti na krijoi të gjithëve të lirë”.

Baby Boo