Zekiri i përgjigjet Bujar Osmanit: Qeverinë e krijojnë numrat e jo parimi fituesi me fituesin


Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri në një deklaratë për Plusinfo ka thënë se në zgjedhje janë të rëndësishme numrat.

“Parimi fituesi me fituesin është punë e kryer. Qeverinë e bëjnë numrat. Ai që do të ketë 61 deputet mund që të formoje qeverinë. Parimin fituesi me fituesin pikërisht BDI-ja e lëshoi në zgjedhjet e vitit 2016. Deklaratat e këtilla të Osmanit tregojnë frikë n te BDI-ja se është e mundshme që pas zgjedhjeve të përfundojnë në opozitë ”, deklaroi Zekiri.

Përndryshe, Bujar Osmani nga BDI-ja sot në një deklaratë për medie ka thënë se ajo parti te shqiptarët që i fiton zgjedhjet ka të drejtën për ta formuar edhe qeverine.

“Një gabim është bërë në vitin 2006-2008 kur në qeveri hyri partia e cila nuk e përfaqësonte vullnetin e shqiptarëve dhe kjo shkaktoi krizë të thellë politike, zgjedhje të parakohshme shumë shpejtë, bllokim të Kuvendit. Pasi sistemi pas Marrëveshjes së Ohrit nuk njeh përfaqësim më ndryshe përveç të atij që e përfaqëson vullnetin e shqiptarëve. Nëse fitojnë këto parti nënkuptohet se ato do të hyjnë në pushtet, megjithatë ai që do të fitojë tek shqiptarët ai do t’i përfaqësojë në Qeveri”, theksoi Osmani pas dëshmisë së djeshme në gjykatë për rastin “Monstra”. /Almakos/

Baby Boo