Zekiri “godet” ashpër Osmanin


Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zeqiri, ka reaguar ashpër ndaj zëvendës kryeministrit Bujar Osmani, i cili tha se kërkesa e Zaevit për 61 deputetë, është e njëjtë me retorikën e Gruevskit.

Zeqiri në përgjigje ndaj Osmanit, e quan atë “pobratim” të Gruevskit. “Paramendoni Bujar Osmani, njeriu i cili tërë jetën do t’i jetë falënderues Gruevskit për shkak të faktit se asnjëherë nuk do të merrte vendim si mjek në klinikën shtetërore po të mos ishte pikërisht i arratisuri në Budapest, tani mundohet të spinojë dhe të krahasojë atë që nuk krahasohet, respektivisht atë që e deklaron kryetari i LSDM-së Zoran Zaev dhe atë që në fakt e kërkonte Gruevski, shefi i tyre i dikurshëm. Zaev thotë do të fitojmë me 61 deputet, por kjo nuk mjafton. Do të na nevojitet edhe një parti në bllokun shqiptar, që të kemi qeveri të fortë dhe stabile për reforma të rëndësishme në vend. Kurse pobratimi i tij Gruevski, të cilin Bujari e luste të fitojë vendim për punësim në klinikën shtetërore, sepse asokohe ia kthyen shpinën bashkëpartiakët e tij, kërkonte “61 deputet që të mos e shantazhonin shqiptarët”.

Baby Boo