Zekiri: Arbër Ademi më shumë ishte i fokusuar në fushatë zgjedhore, se sa t’i zgjidh problemet në arsim


Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri i ftuar në emisionin CLICK PLUS ka folur rreth mësimit onlajn dhe sfidat që kishte.
Zekiri tha se në Ministrinë e Arsimit u neglizhua përgatitja për të filluar vitin e ri shkollor në këto kushte.
“Është situat e re dhe pas disa muajve të vitit të kaluar u improvizua mësimi onlajn, kishim qeveri teknike, kishim periudhën parazgjedhore dhe disi ne Ministrinë e Arsimit u neglizhua pergatitja për të filluar vitin e ri shkollor në këto kushte”, u shpreh Zekiri.

Ne pyetjen se përse u neglizhua viti shkollorë, Zekiri tha se “Ministri i atëhershëm ishte edhe kanditat për deputet, bartës liste. Besoj se i është përkushtuar më tepër fushatës sesa punës ku ishte ministër.
Zekiri thotë se vetë ai e sheh këtë problem, qe ndoshta nuk është punuar prej fillimit.
Ai gjithashtu tha se ministrja e tanishme ka vetëm një muaj që është në këtë post, dhe menjëherë i është përkushtuar punës për të filluar sa më mirë viti i ri shkollor.

Baby Boo