Zekati i fitrit, kur duhet dhënë


Zekati i fitrit (Lëmosha e detyruar e ndërprerjes nga agjërimi i Ramazanit): Atij që zotëron ushqim mbi nevojat e ditë-natës së festës së Bajramit, Allahu ia ka bërë detyrim të nxjerrë një sa’a (safë që nxë rreth 3 kg) nga ushqimi bazë i banorëve vendas, si: orizi, gruri ose hurma, të cilat u jepen të varfërve dhe skamnorëve muslimanë, në mënyrë që ditën e Bajramit të mos ketë nevojtarë.

Koha e këtij zekati: Koha për dhënien e këtij zekati fillon që nga perëndimi i ditës së fundit të Ramazanit e deri në namazin e Bajramit. Lejohet që të jepet edhe një apo dy net para Bajramit.

Sasia e zekatit të fitrit është një sa’a nga ushqimi bazë i banorëve vendas, si: gruri, orizi, hurmat arabe etj. Sa’a është një njësi peshe e cila e kthyer në masat e reja është e barabartë me rreth 3 kg.

Ky zekat është detyrim për vetë personin (kryefamiljarin) dhe për të gjithë ata që i ka në përgjegjësi për t’i mbajtur, siç janë bashkëshortja dhe fëmijët. Është mirë që zekati i fitrit të jepet edhe për foshnjën që është në barkun e nënës. Pra, për çdo person (të familjes) nxirret rreth 3 kg ushqim (bazë) vendi.

Kush e jep këtë ushqim para namazit të Bajramit do t’i pranohet, por kush e jep atë pas namazit, do t’i quhet si lëmoshë e zakonshme.

Këtë ditë ligjërohet të përhapet gëzimi dhe hareja në familje, ndër të vegjël e të mëdhenj, burra e gra, përmes të gjitha mënyrave të lejuara. Vishen rrobat më të bukura e më të hijshme dhe gjatë ditës së Bajramit hahet ushqim në shenjë adhurimi për Allahun. Për këtë arsye agjërimi i Bajramit është haram (i ndaluar).

Baby Boo