Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, gjatë fjalës së tij në Kuvend ka shprehur shqetësim për gjendjen e të burgosurve.
Zeka, i cili kohëve të fundit qëndroi disa ditë në paraburgim, tha se dikush duhet t’ua garantoj atyre disa të drejta themelore.
Ai përmendi paketat familjare, të cilat nuk u lejohen të burgosurve.
Sipas Zekës, kjo është një padrejtësi për të cilën duhet reagim.
Për këtë reagoi kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti, i cili tha se Policia, Prokuroria e institucionet e tjera përgjegjëse për sigurinë i dinë më mirë këto çështja.
“Të burgosurit aty i kanë të gjitha. Munden me ble çka të duan. Prej atyre pakove kinse familjare, ka njeri që prej burgut i ka maru dy-tri shpia”, tha Haliti.