Zeka për Haki Abazi: Ai balosh prapë ka me ja thy qafen Albin Kurtit, ai është koronavirus


Analisti Milaim Zeka, ka shpërthyer në akuza në drejtim të njeriut të afërt të Albin Kurtit, Haki Abazit. Zeka thotë se Haki Abazi do t’ia thej prapë qafën Albin Kurtit në lidhje me marrëveshjen e Uashingtonit dhe ambasadës së Kosovës në Jerusalem. Ai ka shkruar se Haki Abazi është koronavirusi i Qeverisë Kurti dhe njeriu u 1000 skandaleve i cili e ka gënjyer Albin Kurtin se ka lidhje me Amerikën.

Postimi i plotë nga Zeka:
Haki Abazi, prape ka me ja thy qafen Albin Kurtit, me mengelen e Ëashingtonit

Koronavirusi i qeverise Kurti, njeriu i 1000 skandaleve dhe keqeperdorime, Haki Abazi, e pati rrejte fort e keq Albin Kurtin, duke i thene se “mbane kontakte te forta me Ameriken”! Ky balosh, me shume te tjere, e nxiten Albinin deri ne ate mase, saqe per nje moment i dukej vetja se ishte Stalini perballe Titos, apo shoku Enver perballe Kadri Hazbiut, e keshtu me radhe. Taksa ja ka pas thy qafen, tash ambasada ne Jerusalem. Ata ambasade, jo Albini, po gjashte milion nuk munden me levize pa kerkesen e presidentit Biden, dhe miratimit nga ana e Izraelit.

BE nuk ekziston ne praktike. Po te ekzistonte, pse nuk e njohin pese vendet anetare? Pse Hungaria si anetare bane me pase ambasade ne Jerusalem, e Kosova jo?! Albini i ka pas degju edhe do keshilltare te nentokes gjermane, po keq i doli. Lereni ambasaden aty ku eshte. Mos folni per hatrin e disa qeverive te lindjes, te cilave qe 2000 vite, vetem sherrin ua kemi pa. Koka e BE se eshte Amerika, prandaje vetem keshillat e saje duhet me pase vlere per Kosoven!/

Baby Boo