Zeka: Ambasadori palestinez në Beograd, antishqiptari më i madh


Ambasadori palestinez në Beograd Muhammad Nabhan vlerësohet si ‘antishqiptari’ më i madh nga Milaim Zeka derisa mirëpret njohjen nga Izraeli. Ish-deputeti Milaim Zeka ka vlerësuar njohjen e Kosovës nga Izraeli e premtuar me nënshkrimin e marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë. Sipas tij kjo është arritja më e madhe e Kosovës që prej shpalljes së shtetësisë.

“Unë për vetën time prej vitit 2008 e deri më sonte që po flasim në rrafshin diplomatik pranimin e pavarësisë së Kosovës nga ana e Izraelit e shoh si suksesin më të madh të Republikës së Kosovës” tha Zeka. Duke folur në emisionin ‘Pressing’ Zeka thotë se palestinezët janë treguar hipokritë me shqiptarët. “Sa i përket palestinezëve këta janë treguar si hipokritë më të mëdhenj në raport me qytetarët e Republikës së Kosovës” theksoi ai.

Këtu ai përmendi ambasadorin e Palestinës në Beograd Muhammad Nabhan. Sipas Zekës ky i fundit publikisht është treguar si antishqiptari më i madh. “Nëse dikush ka shpreh në emrin e popullit palestinez amoralitet edhe pafytyrësi janë përfaqësuesit e këtij shteti në krye me ambasadorin në Beograd. Ky njeri është turpi i zotit për me e përfaqësu Palestinën në Beograd dhe është tregu publikisht si antishqiptari ma i madh” theksoi ai.

Ndër tjera më 2014 Nabhan tha se ‘Kosova ka qenë gjithmonë pjesë e Serbisë” dhe se “Serbia nuk e ka pushtuar Kosovën” duke treguar se palestinezët do të përkrahin gjithmonë popullin serb.
Zeka theksoi se marrëdhëniet diplomatike në mes të vendeve nuk bazohen në të kaluarën e tyre historike.

“Nuk ndërtohen marrëdhëniet diplomatike mes shteteve duke u bazuar në të kaluarën historike. Në qoftë se ne bazohemi në të kaluarën tonë historike ne s’do kishim kurrë marrëdhënie me plot vende që historikisht kanë qenë armiqësore ndaj neve” tha Zeka.

Baby Boo