Zeglul Rexhepi u zgjodh Kryetar i Xhudo Federatës së Maqedonisë


Me 30 vota pro dhe 18 kundër, Zeglul Rexhepi u zgjodh Kryetar i Xhudo Federatës së Maqedonisë. Në mbledhjen e jashtëzakonshme të XHFM-së, e cila u mbajt tw Shtunwn mw 05.05.2018 nw qytetin e Prilepit, ku nga dymbëdhjetë klube u kërkua votëbesimi i udhëheqësisë aktuale të XHFM-së, dhe shkarkimi i Kryetarit të vjetër bashkë me udhëheqësinë e cila solli në krizë federatën në fjalë. Më pas, në një atmosferë konstruktive, ku të pranishëm ishin delegatë nga 24 klubet e regjistruara në XHFM, u vendos që të votohet për kryesinë e re, me çrast z. Zeglul Rexhepi fitoi kundër kandidatin e propozuar nga Xhudo Klubi Drim – Strugë, z. Dimçe Shipinkarivski.

Përndryshe z. Zeglul Rexhepi vjen nga Xhudo klubi Ipon – Shkup dhe për këtë pozicion ishte propozuar nga 12 klubet më në zë të vendit tonë. Ai është shqiptari i parë që vjen në këtë pozicion, ndërsa për opinionin e vendit, por edhe më gjerë, njihet si punëtor i madh dhe i zellshëm në sportin e Xhudos, andaj me plot bindje mund të konstatohet se ditë të ndritura e presin këtë federatë.

Baby Boo