Zëdhënësja e LSDM-së, pozitive me Covid-19


“Dëshiroj t’ju informoi se sonte mora rezultatin për testin Covid-19, me të cilën kam rezulzuar pozitive”, shkruan në rrjetin social Facebook, Bogdanka Kuzevska – zëdhënëse e LSDM-së.
Ajo thekson se tani për momentin ndjehet mirë dhe nuk ka simptoma. Ndërkaq nesër do të testohen bashkëshorti dhe fëmijët e saj.

Kuzevska ishte në forumin digjital të organizuar nga LSDM-së, pas së cilës Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski u diagnostifikua me virusin korona.
Zaev tha se ndjehet mirë dhe se nuk ka pasur kontakt me Spasovskin, duke njoftuar se do ta bëjë testin për Covid-19. Ai sonte nëpërmjet rrjetit social Facebook, informoi se në testin për virusin korona ka rezultuar negativ.

Baby Boo