Zbuloi sëmundjen kur ishte 29 vjeçe, Amantia rrëfen si i ndryshoi jeta: Humba punën, duhet të kujdesesha për fëmijët e vegjël


Amantia ishte këtë të diel në rubrikën “Kam një mesazh për ty”, në “E Diela Shqiptare”, në Tv Klan, ku ka treguar historinë e saj.

Ajo prej 13 vitesh vuan nga Parkinsoni një sëmundje e cila i ka sjellë dhimbje e shumë vështirësi në përditshmërinë e saj, por megjithatë ajo ka vendosur të mos e quaj sëmundje, por i ka vendosur një emër Ami, pasi sëmundje sipas saj do të thotë “s’e mund dot”, ndërsa ajo është e vendosur ta luftojë deri në fund.

Sipas saj, Ami ka trokitur te ajo kur ishte vetëm 29 vjeçe dhe fëmijët i kishte ende të vegjël. Pesë vitet e para nuk ishin shumë të vështira për të, por më pas gjërat u vështirësuan më shumë.

Ardit Gjebrea: Çfarë është Amantia?

Amantia: Është një vajzë e thjeshtë që deri në moshën 29 vjeçe kishte shumë pasion për shumë gjëra. I arriti.

Ardit Gjebrea: Çfarë arriti Amantia?

Amantia: Arriti diçka që unë e quaj madhore, të martohet e të ketë edhe tre fëmijë.

Ardit Gjebrea: T’i kesh me jetë.

Amantia: Deri në moshën 29 vjeçe. Studiova u futa edhe në punë. Është normale, por për mua ishte një arritje akoma më e madhe.

Ardit Gjebrea: Po në moshën 29 vjeçe kush erdhi në jetën tënde?

Amantia: Trokiti Ami.

Ardit Gjebrea: Ami. Me çfarë sëmundje trokiti Ami?

Amantia: Me një sëmundje e cila u përket moshave madhore. Pothuajse çdo gjë ndryshoi, unë humba punën, humba të përditshmen, normalitetin e të përditshmes. Ndërkohë që kisha edhe fëmijët, të paktën vajza ishte 1 vjeçe e gjysmë, ndërsa djemtë 6 dhe 5. Pak më të rritur.

Ardit Gjebrea: Po prapë të vegjël.

Amantia: Përsëri të vegjël. Por kjo lloj sëmundje e cila është Parkinson dhe ka të bëjë me dopaminën e cila është një lëndë që shkatërron çdo gjë, ecjen, qëndrimin.

Ardit Gjebrea: Funksionet e organizmit?

Amantia: Po ka vetinë të dobësojë çdo gjë, të mos jesh më e para.

Ardit Gjebrea: Çfarë fillove të ndieje?

Amantia: Nisesha për drejtë dhe e gjeja veten në të majtë pa e kontrolluar. Filloi edhe një dridhje e lehtë te duart. Në fillim mendoja se ishte ankth,se sa isha futur në punë dhe përpiqesha të fitoja një post të mirë.

Ardit Gjebrea: Ishe në Athinë. Dhe je në Athinë ndërkohë.

Amantia: Po 25 vite.

Ardit Gjebrea: 25 vite në Athinë, ndërkohë ke 13 vite me Parkinson. Si ka shkuar kjo lufta mes Amantias dhe Amit që të solli Parkinsonin brenda teje.

Amantia: Kjo sëmundje ka një veti, të jep dhuratë 5 vjet. Nga koha kur shfaqet të japin ca ilaçe dhe ti mendon se gjendja është e qëndrueshëm. Nuk ka shenja që të vënë në mendim se ç’do bëhet më vonë. Quhet gjendja e mjaltit në mjekësi. Në këto 5 vite ilaçet krijojnë një farë piramide dhe kur arrin maja e piramidës aty shpërthen çdo gjë. Je i detyruar të ndorsh terapinë, por nuk e ke të sigurt se edhe ajo është një provë. Mjekësia duhet të bëjë disa prova për të parë se cila të përshtatet. Se e njëjta sëmundje është ndryshe te unë e ndryshe te dikush tjetër, ka shumë fytyra.

Baby Boo