Zbulohet skenari: Nëse dështon Kurti të hënën, Vjosa kryeministre, Haradinaj president!


Sefedin Krasniqi, bashkëpunëtor i kolonel Ahmet Krasniqit dhe njohës i zhvillimeve politike në Kosovë, ka komentuar për zhvillimet politike në vend.

Ai ka thënë se nëse shkohet pa marrëveshja, Qeveria Kurti nuk do të votohet të hënën.

Krasniqi ka theksuar se presidenti Hashim Thaçi, pas dështimit të të nominuarit për kryeministër Albin Kurti, do ta mandatojë Vjosa Osmanin nga LDK-ja për kryeministre.

Sipas tij, nëse Osmani e pranon mandatin, do të ndodhë një koalIcion LDK-AAK-NISMA dhe minoritetet, ndërsa kryeministrit të dorëhequr Ramush Haradinajt do t’i ofrohet pozita e presidentit.

Por, Krasniqi ka thënë se Haradinajn në këtë rrugë mund ta pengojë Thaçi, pasi sipas tij, lufta për pushtet nga paslufta është zhvilluar në mes të Thaçit dhe Haradinajt.

Postimi i plotë i Krasniqit në Facebook pa ndërhyrje:

Të hënën, për fat të keq, Qeveria Kurti nuk do të votohet, nese shkohet pa marreveshje. Qe nga fillimi kam besuar se e verteta e ngecjes së marreveshjes nuk ka ndodhur për shkak kryeparlamentarit apo presidentit. Jam shume i bindur se pas deshtimit të Albinit, Thaçi do ta mandatojë dike nga LDK (Vjosen). Nese e pranon Vjosa, atehere nje marreveshje LDK-AAK-NISMA dhe minoritetet do të formohet, nese Ramushit, pasi ka dhene doreheqje, do t’i premtohet posti i Presidentit. Ne kete rruge, mund ta pengoje vetem Thaçi, i cili do ta deshironte nje mandat të dyte.

Edhe ashtu, keto 20 vite, lufta për pushtet eshte zhvilluar ne mes te Thaçit dhe Ramushit. Ne momente të caktuar a, secilit i ka ndihmuar LDK. Albini, nga mendjemadhesia nuk diti ta shfrytezoje LDK-ne, e cila eshte parti me të cilen qeveriset me se lehti.

NB: Do të kisha deshire qe e hena e 3 shkurtit 2020, të me demantojë!

Baby Boo