Zbulohet skandali më i madh në botën krishtere: Mbi 300 priftërinj kanë abuzuar seksualisht me fëmijë


Më shumë se 300 priftërinj kanë kryer abuzime seksuale në Pensilvania ndaj më shumë se një mijë fëmijëve, thuhet në aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Shtetit.

Priftërinjtë kanë ngacmuar më shumë se 1000 fëmijë, bazuar në një aktgjykim të publikuar nga Gjykata Supreme e Shtetit, në Pensilvania.

Dhjetëra priftërinj kanë dalë para Gjykatës dhe shumica e tyre e kanë pranuar fajin, transmeton Gazeta Express.

“Më shumë se 300 priftërinj kanë kryer abuzime seksuale në Pensilvania ndaj më shumë se një mijë fëmijëve”, thuhet në aktgjykimin e publikuar të martën.

Raporti prej 900 faqeve është rezultat i hulumtimit më të madh amerikan mbi abuzimet seksuale në Kishën Katolike.

Baby Boo