Zbulohet si hyri koronavirusi në Europë dhe si u përhap përmes kripës


Shpërthimit epidemik që ndodhi në fund të janarit, epidemiologët gjermanë i kanë kushtuar vëmendje obsesive. Jo vetëm përmes pyetësorëve standardë të përgatitur nga OBSH, në të cilat njerëzit që janë identifikuar pozitive nga koronavirusi pyeten se ku kanë qenë dhe me kë janë takuar.

Por një hetim i vërtetë policor, i cili bëri të mundur përcaktimin se kush i infektoi gjithë ata njerëz. Si ndodhi infektimi midis pacientit 4 dhe pacientit 5, dy personave që me sa duket nuk kishin takuar kurrë?

Në qytetin e vogël të Stockdorf, afër Mynihut në Gjermani, te ‘shtëpia’ e Grupit Webasto, një kompani automobilistike e pjesëve të këmbimit, ndodhi takimi famëkeq i biznesit, ku një grua pozitive nga Kina infektoi punonjësin e parë, një djalë të ri i cili ishte ulur pranë saj gjatë një takimi në një dhomë kufizuar. Ishte 20 janar. Pas një jave ai u testua pozitiv nga koronavirusi.

Ndërkohë, virusi qarkulloi në kompaninë Webasto duke infektuar 16 persona, sot të gjithë të shëruar. Nga atje infeksioni përhapet në Bavari, pastaj në Itali dhe pjesën tjetër të Europës.

Baby Boo