Zbulohet se çfarë donte të thoshte Xhemaili me simbolin ‘L’ kur festoi golin


Pasi shënoi super golin ndaj Kosta Rikës, Blerim Xhemaili nuk preferoi të bënte shqiponjën siç bënë kundër Serbisë Shaqiri dhe Xhaka duke dashur ta ngarkojë edhe më tepër situatën e krijuar pas asaj ndeshjeje.

Megjithatë, ai bëri me gishta germën “L”, për të cilën shumë pyetën se çfarë donte të thoshte.

Duke bërë atë shenjë, Blerimi ia dedikoi golin djalit të tij, Luanit, emri i të cilit fillon me atë germë.
Kështu, Xhemaili shmangu debatet, por edhe ia kushtoi atë supër gol dashurisë së tij më të madhe.

Baby Boo