Zbulohet rasti shokues në Serbi/ Babai ka abuzuar me vajzën që në moshën 6-vjeçare


Një burrë 45-vjeç nga Novi Pazari, Serbi, është arrestuar nën dyshimin se ka dhunuar vajzën e tij 13-vjeçare, shkruan media serbe “Blic”.

Raportohet po ashtu se ai dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të që në moshën 6-vjeçare.

Arrestimi i tij erdhi pasi pedofili i dyshuar ishte dënuar edhe më parë për joshje të të miturve dhe pjesëtarët e Sektorit të krimit të teknologjisë së lartë në Beograd e ndoqën atë.

Siç raporton “Blic”, dyshohet se i arrestuari i incizonte veprimet e tij me të bijën e tij minorene duke bërë seks, teksa ato pamje ua dërgonte të tjerëve përmes mesazheve në rrjete sociale.

Ai publikonte shpesh foto me vajzën e tij në rrjetet sociale.

Aktualisht ndodhet në burg në Beograd. /klankosova

Baby Boo