Zbulohet pllaka përkujtimore e dëshmorit të kombit Beqir Limani


Sot në varrezat e fshatit Kollarë të Kërçovës, u bënë homazhe për dëshmorin e kombit Beqir Limani në 20 vjetorin e rënies së tij, ndërkaq në shtëpinë “Muze” u zbulua pllaka përkujtimore e Bacës Beqë, simbolit të sakrificës dhe rezistencës shqiptare.

Rrugëtimi i Beqir Limanit drejt idealit të lirisë, ka qenë përkushtues, pikë referimi për veprime konkrete, i guximshëm dhe kundërshtues ndaj regjimeve, misionar e atdhetar, idealist e luftëtar, rezistent dhe i vendosur për kauzën kombëtare, tha ish udhëheqësi politik i UÇK-së Ali Ahmeti, në ceremoninë e zbulimit të pllakës përkujtimore për dëshmorin Beqir Limani në 20 vjetorin e rënies së tij dhe pllakës së veprimtarëve të LPK-së.

Për të nderuar gjakun e derdhur për liri dhe veprimtarinë e guximshme të dëshmorit Beqir Limani në 20 vjetorin e rënies, kishin ardhur veprimtarë dhe atdhetarë nga të gjitha viset shqiptare, të cilët te vendprehja e tij, në varrezat e fshatit Kollarë, evokuan kujtime mbi veprimtarinë përkushtuese të Beqës, deri në flijimin e tij, 20 vite më parë.

Baby Boo