Zbulohet një liqen nëntokësor në polin jugor të Marsit


Një liqen i madh nëntokësor u zbulua për herë të parë në Mars, ku një volum i tillë uji, kusht thelbësor për zhvillimin e jetës, nuk ishte gjetur ende, njoftoi sot një ekip ndërkombëtar astronomësh.

“Vendosur nën një shtresë akulli marsian, liqeni ishte rreth 20 kilometra i gjerë dhe të jep idenë e pranisë të më shumë ujë, madje dhe të jetës në planetin e kuq”, sipas një artikulli të publikuar në revistën amerikane “Science”.

“Ky është një rezultat mahnitës që të bën të mendosh se prania e ujit në Mars nuk është vetëm një rrjedhje e përkohshme zbuluar nga kërkimet e mëparshme, por një masë uji e përhershme që krijon kushtet për jetë për një periudhë kohe të gjatë”, theksoi Alan Duffy, profesor i asociuar në Universitetin e Swinburnet (Australi), i cili nuk mori pjesë në studim.

Planeti Mars është tashmë i ftohtë, i shkretë dhe i thatë, por më parë ka qenë i nxehtë dhe i lagësht dhe përbante një sasi të madhe uji dhe liqene të paktën 3,6 miliardë vite më parë.

Baby Boo