Zbulohet: Ja si duket sheshi “Kolonel Ahmet Krasniqi”, PDK-ja del kundër


Qyteti i Vushtrrisë së shpejti do bëhet edhe më një shesh.

Sheshi “Kolonel Ahmet Krsniqi” do të jetë i paparë për qytetarët e Vushtrrisë.

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka zbuluar projektin i cili duket i mahnitshëm.

Tahiri tha se PDK-ja, nuk e ka votuar vendimin e asamblesë komunale për emërimin e sheshit “Ahmet Krasniqi”.

“Sheshi “Kolonel Ahmet Krasniqi” në Vushtrri, i dizajnuar në një koncept të ri të planifikimit të hapsirave publike për qytetarin në Vushtrri dhe një premtim i mbajtur nga ne.

Me vie keq që PDK nuk e votoi vendimin e asamblesë komunale për emërimin e sheshit “Ahmet Krasniqi” me çka humbi rastin për unifikimin e plotë të spektrit politik rreth figurave emblematike të qytetit tonë.

Baby Boo