Zbulohet identiteti i tetovarit që u gjet i vd*ekur në banesën e tij


Pasditen e sotme në një banesë në “Rrugën e Ilindenit” në Tetovë është gjetur trupi i pajetë i një 43-vjeçari nga Tetova. Rasti është lajmëruar nga fqinjët të cilët kanë dyshuar se një kohë të gjatë nuk është parë personi në fjalë. Derën e cila ka qene e blinduar, e ka hapur Njësiti i Zjarrfikësve të Tetovës te cilët bashkë me policinë, me pastaj kane gjetur edhe trupin e pajetë të 43-vjeçarit. Në banesën e vi*ktimës policia dhe prokurori kujdestar janë duke kryer he*timet. Ende nuk dihen shkaqet e vd*ekjes, ndërsa ditëve në vijim policia e rajonit të Tetovës pritet të del me informacione shtesë në lidhje me rastin.
Jozyrtarish mësohet se 43 vjecari është shqiptar, ka patur probleme psiqike dhe me prejardhje nga fshati Gajre.

Baby Boo