Zbulohet enigma e “lajmit të madh”të Ali Ahmetit. Bujar Osmani do të jetë kandidat i BDI-së për President!


Ministri i jashtëm Bujar Osmani do të jetë kandidati i BDI-së për garën presidenciale të 24 prillit.

Ky është edhe lajmi i madh që tashmë e ka paralajmëru kjo parti përmes një fushate me posterin e Ali Ahmetit me porosinë: Ali Ahmeti nesër sjell lajmin e madh!

Osmani u bë i ditur dy ditë më parë, ndërsa si emra të lakuar ishin edhe Fatmir Dehari, kryetar i Kërçovës, por edhe emra tjerë.

Me zyrtarizimin e Osmanit tashmë shqiptarët do të përzgjedhin mes tij dhe kandidatit të opozitës shqiptare VLEN, Arben Taravari.

Baby Boo