Zbulohet e vërteta rreth shtatzënisë së Gentës


Këngëtarja shqiptare, Genta Ismajli ditë më parë ishte në krye të mediave roze, pas një fotografie të publikuar nga i dashuri i saj.
I dashuri i saj, Huseyin Usta, publikoi një fotografi të këngëtares në rrjetet sociale.

Genta në këto fotografi shfaqej më e shëndoshë se zakonisht, gjë që bëri të aludohet nga fansat për një shtatzëni të mundshme.
Por një gjë e tillë duket se nuk qëndron pasi e vërteta del të jetë që Huseyin dhe Genta nuk janë në pritje të një fëmije.

Emisioni “Prive” ka mësuar nga burimet e sigurta pranë këngëtares, se lajmi është i pavërtetë.
Kilogramët e tepërt duket se vijnë nga ushqimi dhe mbase lënia pas dore e aktiviteteve sportive.

Baby Boo