Zbulohet diagnoza mjekësore e Katica Janevës, deputeti opozitar zbardhë raportin (DOKUMENT)


Ballina Maqedoni
Maqedoni
Zbulohet diagnoza mjekësore e Katica Janevës, deputeti opozitar zbardhë raportin (DOKUMENT)
28/07/20190

Deputeti i VMRO-DPMNE, Antonio Milloshoski në profilin e tij në facebook ka postuar raportin mjekësor me të cilin kryeprokurorja e dorëhequr speciale, Katica Janeva ka marrë pushimin mjekësor.
Sipas dokumentit të zbuluar, diagnoza e saj ka qenë çrregullime nervore, strese dhe çrregullime tjera që janë nënvizuar në dokument.
“Përshkak se Prokuroria Speciale dhe Qeveria po fshehin këtë dhe nuk po informojnë qytetarët për çështje të interesit publikë më lejoni të ndihmojë”, ka shkruar ndër të tjera Milloshoski. Sipas tij, këto raporte mjekësore krijojnë dyshime se pushimi mjekësor mund të jetë parapërgaditje të rrethanave për masë të papërcaktuar të paraburgimit apo për përpilimin e historiatit të sëmundjes për një periudhë afatgjate, nëse do të kishte procese të stërzgjatura gjyqësore”, ka shkruar Milloshoski.

Baby Boo