Zbulohen qindra emigrantë në Bogdanci


Një grup emigrantësh është zbuluar në afërsi të Bogdancit, njoftojnë nga MPB.

“Mbrëmë në ora 23:20 në afërsi të vendit të quajtur “Stara Plinara” në kryqëzimin e Bogdancit, zyrtarët policorë të Stacionit Policor për Kalim Kufitar dhe Vëzhgim Kufitar “Bogorodica” kanë zbuluar një grup prej 157 emigrantësh nga Siria. Emigrantët janë transferuar në qendrën transitore “Vinojug” në Gjevgjeli për përpunim të mëtutjeshëm”, njoftojnë nga MPB.

Baby Boo