Gazterai Shpëtim Zinxhira prej kohësh ka publikuar emra të emigrantëve shqiptarë që janë vrarë në shtetin grek ku ka patur edhe nga ato raste të ekzekutimit nga policia.
Zinxhira thotë se së funmdi janë zbuluar 5 vrasje të reja të emigrantëve shqiptarë në tokën helenase dhe numri i viktimave shkon në 176.
Postimi i poltë i gazetarit:
Rritet lista e emigranteve shqiptarë te vrare në token helene, pasi dalin ne drite edhe 5 vrasje të tjera që i përkasin periudhës 2002-2007, duke e rritur numrin ne 177 të vrarë. Në këto vrasje në katër raste përgjegjës është policia, ndërsa në një rast rojet kufitare.
Nga këta të vrarë vetëm dy prej tyre është e bërë e mundur identifikimi. Sokol Mullai 26 vjeç vrarë në kufi nga rojet kufitare më 21/04/2003 si dhe Festim Guma 26 vjeç vrarë nga policia greke më 2/11/2005.
Pa identifikuar mbeten edhe tre raste të tjera si;
4/08/2003 gjendet e vdekur ne qelite e paraburgimit ne pritje për t’u debuar një 29-vjeçare. Simbas policise ajo eshte gjendur e vetvarur pasi nuk donte te kthehej në Shqipëri
14/11/2007 një shqiptar u vra gjatë ndjekjes së policisë ne Preveza ne Janinë, ku simbas policisë shqiptari u vra pasi makina u përmbys.
7/11/2007 29 vjeç u vra nga Policia ne Levadhja të Fllorinës