Zbulimet e muslimanëve që ndryshuan botën: Ja si u zbulua kafeja dhe origjina e saj


Rreth 1,600,000,000 filxhanë kafe konsumohen çdo ditë në botë. Miliarda njerëz janë të varur nga ajo në rutinën e tyre të përditshme. Dhe tani, shumë pak njerëz janë të njohur me origjinën e kësaj pije të gjithëpranishme.

Sipas të dhënave historike, në shekullin e 15-të, kafeja u bë pije shumë e famshme tek muslimanët në Jemen, në gadishullin jugor arabik.

Legjendat thonë se barinjtë, dikush thotë në Jemen e dikush në Etiopi, kanë vërejtur se dhitë e tyre bëheshin shumë më energjike dhe më nevrike kur ato hanin kokrra nga disa drunj të veçantë.

Ata kishin guximin t’i provonin edhe vetë ato, duke vënë re se edhe tek ata kishin ndikim, duke ua shtuar energjinë.

Kohë pas kohe, u rrit tradita e përzierjes së këtyre kokrrave me ujë, duke krijuar një pije energjike, kohë kjo kur edhe lindi kafeja.

Pavarësisht nëse kjo histori e barinjve ka ndodhur ndonjëherë, kafeja, nga malet e Jemenit u shpërnda në të gjithë perandorinë otomane, perandoria e parë muslimane e shekullit 15-të.

Shtëpitë prodhuese të kafesë, prodhimin e saj filluan ta bëjnë në mënyrë më profesionale në shumicën e qyteteve të mëdha të botës islame: Kajro, Stamboll, Damask, Bagdad.

Nga bota islame, kjo pije u shpërnda edhe në Evropë nëpërmjet Venecias, bëjnë të ditur zbulimet shkencore.
Ndonëse fillimisht nga komunitetet katolike ishte “quajtur” si një pije muslimane, kafeja u bë pjesë edhe e kulturës evropiane.

Shtëpitë prodhuese të kafesë së shekullit 16, ishin vendet ku filozofët takoheshin dhe diskutonin çështjet për të drejtat e njeriut, rolin e qeverive dhe rreth demokracisë.

Këto diskutime sollën atë që quhej “ndriçim i mendjes”, njëra nga lëvizjet më të fuqishme intelektuale të botës moderne.

Nga bariu Jemeno/Etiopian, tek shpërndarja e saj në Evropë, ky zbulim i muslimanëve është njëri nga zbulimet më të mëdha të historisë së njerëzimit.

Baby Boo