Zbardhet SMS-ja e fundit që u çoi prindërve i riu me COVID i cili u hodh nga ‘Shefqet Ndroqi’


I riu i hedhur dhe nena e tij
Zbardhen detaje shokuese nga vetv*rasja e 29 vjeçarit nga Durrësi, Xhino Koça, i cili u hodh nga kati i 3-të i spitalit “Shefqet Ndroqi” rreth 3 javë më parë.

29-vjeçari kishte rreth një vit me probleme të shëndetit mendor dhe faktet e zbuluara tregojnë se ai kishte kohë që po e planifikonte vetv*rasjen.

Përpara se të hidhej nga dritarja e spitalit, ai u ka dërguar prindërve një mesazh, të cilin kishte kohë që e ruante në telefon.
Në SMS-në e fundit shkruante se kishte vendosur ti jepte fund jetës pasi kishte bërë gjëra përtej limiteve të tij. “Takohemi në botën tjetër”, bën me dije fax news, se shkruhej në fundin e mesazhit të tij.

Një tjetër detaj dyshues është se libri i fundit që i riu po lexonte në momentet e fundit ishte ‘Testamenti’. Ky libër mbyllet me vetv*rasjen e personazhit kryesor i cili është hedhur njësoj si Xhino, nga një lartësi e konsiderueshme.
I riu që tronditi kryeqytetin dhe të afërmit, është djali i një familjeje të njohur intelektualësh në Durrës, ku nëna e tij Lira është stiliste, kurse babai i tij Leonard Koça, është kreu i një Njësisë Administrative.
29-vjeçari u hodh nga kati i tretë i spitalit në orën 04:30 të mëngjesit.

Baby Boo