Zbardhet rasti me kalimin e paligjshëm në pikë-pagesat rrugore


Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, ka zbardhur plotësisht rastin me videoklipin e publikuar më 15 janar të këtij viti, në rrjetin social “Tik-tok”, në të cilin shihet një person i cili tregon Legitimacion zyrtarë të identifikimit në një pikë pagese dhe me automjetin e tij ,,Mercedes“ me targa të Gostivarit kalon pa paguar një taksën rrugore. Bëhet fjalë për 32-vjeçarin M.Z. nga Zhelina e Tetovës, me të cilin dje (19-janar) është realizuar bisedë zyrtare në Stacion Policor, kurse pas dokumentimit të plotë të çështjes, do të përgatitet parashtresë adekuate.

Personi M.Z. nuk është i punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, siç ishte publikuar nëpër disa mediume.

https://twitter.com/dvezvezdi1/status/1311265479605080066?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1311265479605080066%7Ctwgr%5Eshare_0%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Falsat.mk%2Fzbardhet-rasti-me-kalimin-e-paligjshem-ne-pike-pagesat-rrugore-publikuar-ne-rrjetin-social-tik-tok%2F

Baby Boo