Zbardhet plagosja e shqiptarit me armë në Itali, e qëlloi kushëriri


Një shqiptar ka përfunduar në prangat e karabinierëve në Itali, pasi plagosjes me armë zjarri mbrëmjen e shkuar të një 39 vjeçari nga Shqipëria.

Autori i ngjarjes u dërguar në qeli për tentativë vrasjeje, për armëmbajtje pa leje dhe marrjen e mallrave të vjedhura.

Sipas hetimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur pas grindjeve familjare që kanë vazhduar për një kohë të gjatë.

Mediat lokale italiane shkruajnë se i plagosuri dhe autori i ngjarjes janë kushërinj midis tyre.

Viktima kishte organizuar një rrahje të autorit, bashkë me miq të tij të armatosur me shkopinj gome, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë.

Mbrëmjen e shkuar, shqiptari i plagosur kishte ardhur me makinë pranë barit dhe sapo ka dalë prej tij, është përballur me kushëririn e tij, duke e qëlluar në këmbë.

Arma e përdorur ishte vjedhur pesë vjet më parë.

Shqiptari mbeti i plagosur në pjesën e këmbës jashtë rrezikut për jetën në një nga baret në qendër të rrugës “Giulio della Torre” në La Spezia.

Baby Boo