Zbardhet identiteti i personit nga Maqedonia që u vra në Afganistan!


Ilija Merxhanovski nga Lubanci i Maqedonisë është 37-vjeçari që ka ndërruar jetë bashkë me dy të tjerë në Kabul të Afganistanit.

Sipas të dhënave të “Veçer“, i ndjeri nga Maqedonia ka udhëtuar për në punë me shofer personal, dhe bashkë me koleget e tij ka qenë i kidnapuar në periferi të Kabulit, kurse trupat u janë gjetur në një veturë në rajonin Musashi.

Megjithëse i ndjeri është identifikuar, Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë nuk ka informatë zyrtare për të njëjtën.

Mediat e huaja të enjten lajmëruan se tre persona, nga Maqedonia, Malajzia dhe India janë rrëmbyer dhe vrarë në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul. Sipas zëdhënësit të kryeshefit të policisë në Kabul, Hashmat Stanekai të tre kanë punuar në kompaninë e dytë më të madhe për ushqim dhe ketering në botë, Sodekso.

Baby Boo