Disa ditë pas grabitjes me armë dhe maska në minierën e Munellës në Pukë, është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes.
Sipas News24, Policia e Pukës ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit Florian Bunaj, nga Mirdita. Ndërkohë janë shpallur në kërkim dy persona të tjerë.
Sipas kompanisë që operon në këtë minierë, dy personat e shpallur në kërkim, janë punonjës të saj.
Sakaq, është njoftuar se puna do të rifillojë të hënën, pasi për shkak të grabitjes, procesi ishte pezulluar.
Në 10 shtator, persona të maskuar, pasi kërcënuan me armë rojën e objektit, grabitën disa kabllo elektrikë.