Zbardhet dëshmia/ Babai e vëllai vr*anë Eglantinën se u vodhi lekët dhe iku me fqinjin


Vr*asja e 22-vjeçares Eglantina Buci në vitin 2012-të është zbardhur nga dëshmia e një të penduari, i cili rezulton se u përdor nga Faik dhe Shkëlzen Buci, për t’i ngritur kurth. Eshtë siguruar dëshmia e M.T, i cili thotë se fjalët e fundit të Eglantinës ishin: “Të lutem mos më v*ra“ para se vëllai i saj ta që*llonte me 1 pl*umb në kokë.

“Eglantina kishte ikur me fqinjin. Familja e martoi me një djalë tjetër, por ajo zgjodhi të largohej me fqinjin në Babrru me orgjinë nga Fushë Kruja. Kur u largua, Eglantina mori nga banesa edhe 15 milionë lek të vjetra”, – thotë M.T. Ky person u vendos nga familja Buci për të krijuar lidhje me Eglantinën. M.T ishte i martuar dhe më fëmijë, por Faik Buci i bleu një unazë që t’ja jepte vajzës së tij dhe më pas ta merrte me makinë, pasi ishin njohur me herët.

“Pasi kaluam guroret, Eglantina e shqetësuar i tha Shkëlzenit se mos më bën gjë, por ai ju përgjigj: Pasi të m’i tregosh të gjitha çfarë di dhe çfarë ke bërë do kthehemi prapë. Eglantina i tha “po përse këtej ato që di t’i kam treguar”.

Në momentin që kaluam Qafë Mollën Eglantina e shqetësuar u lut: Pranoj të fejohem me kë të doni ju edhe sakat të jetë nuk e kam problem. Në këtë çast vëllai i thotë: e ke marrë rrugën e m…. thuaj ç’të duash i more lekët dhe t’i hanë të tjerët. Eglantina i tha se e dr*oguan dhe i morën lekët. Në një moment Shkëlzen Bucit i ra telefoni dhe Eglantina i është lutur: Foli se mos më ban ndonjë gjë së nuk është në terezi” – thotë i penduari M.T.

Baby Boo