Zana Avdiu: “I kemi kritiku ata që e bënë shtetin, s’paskemi të drejtë të kritikojmë futbollistët? Bullshit!”


Zana Avdiu ka qenë temë në mediat kosovare, por deklaratat e saj për Granit Xhakën kanë bërë bujë edhe në mediat zvicerane, po ashtu edhe mediat serbe kanë shkruar për deklaratën e Avdiut. Adiu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se askush nuk duhet të jenë imun ndaj kritikës. Sipas saj, janë kritikuar edhe komandantët e luftës, ushtarët e UÇK-së, veteranët dhe lëvizjet paqësore për pavarësi. Pyet se pse nuk paskemi të drejtë t’i kritikojmë futbollistët.

”I kemi kritiku komandantët e luftës, kemi kritiku ushtarë që kanë luftu për liri. Kemi kritiku veteranë e invalidë të luftës. I kemi kritiku aktivistet e sistemit paralel të Lëvizjes Paqësore të viteve 90-ta. I kemi kritiku të burgosurit politikë. Pra ata që e kanë çlirua, pavarësua e ba këtë shtet. E nuk paskemi të drejtë të kritikojmë futbollistë? Bullshit“, ka shkruar ajo ndër tjerash në Facebook. /Express

Baby Boo