Zaimina Vasjari shtatzënë për herë të dytë


Këngëtarja e njohur shqiptare, Zaimina Vasjari, është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të dytë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë, Vasjari, përmes një fotografie të publikuar në llogarinë e saj të Instagram-it, ku shihet teksa pozon me bark të rrumbullakosur, por edhe me shumë stil dhe me plot nuanca klasike.

Fotografi e publikuar nga Zaimina Vasjari në Instagram.
“E bekuar sërish me një engjëll”, ka shkruar Zaimina, në postimin e ndare me afro 600 mijë ndjekësit e saj në Instagram.
Pos që u pëlqye, postimi i Zaiminës u komentua shumë, si nga publiku, ashtu edhe nga figurat publike.

Këngëtaret, Adelina Tahiri e Fjolla Morina, si dhe modelet, Oriola Marashi, Trejsi Sejdini e Franceska Jace, ishin vetëm disa nga personazhet e famshme që e uruan Zaiminën për shtatzëninë e re.
Mes tjerash, thuhet se ajo është në muajin e 5-të të shtatzënisë, por që gjinia e fëmijës nuk është zbuluar akoma.

Ajo dhe partneri i saj, Klodian Asllani, rreth tri vite më parë u bënë prindër të një vajze të cilën e pagëzuan me emrin – Khloe.
Në anën tjetër, është bërë kohë që kur artistja, Zaimina Vasjari, nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor.

E fundit këngë e lansuar nga ajo mbetet “Vetës”, ndërkohë që gjatë këtij viti ajo nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor.
Kujtojmë se gjatë vitit 2020, Zaimina ishte po ashtu pjesë e video klipit “A kishe zemër” të këngëtarit, Irkenc Hyka.

Baby Boo