Zaharieva: Hap i ri evropian për Maqedoninë


Shefja e diplomacisë bullgare Ekaterina Zaharieva, vendi i së cilës aktualisht kryeson me BE-në mirëpriti vendimin për caktimin e datës së kushtëzuar për nisjen e negociatave me BE-në. Ajo tha se në këtë periudhë, vendin e pret shumë punë para, duke kujtuar se Qeveria duhet të fokusohet në përmbushjen e kushteve, reformat në administratë, lufta kundër korrupsionit dhe krimi i organizuar.

Nuk do të fsheh atë se nuk ishte e lehtë. Sollëm vendim kryesisht të mirë për të gjithë Evropën, për Ballkanit Perëndimor dhe për qytetarët e rajonit. Kjo zgjidhje jo vetëm që e rrit besimin në BE, por dhe tregon se i përmbushim detyrimet të cilat i morën ndaj qytetarëve në këtë rajon, ndërsa perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është vetëm deklarative. Ajo është vetëm fillimi, procesi fillon nga e para, ka shumë punë për tu bërë – deklaroi Ekaterina Zaharieva, ministre e Jashtme e Bullgarisë.

Komisionari për zgjerim dhe fqinjësi Johanes Jan ka shkruar në tuiter se vendimi për caktimin e datës, nënkupton që Komisoni Evropian mund të fillojë me procesin e përgatitjes së bisedimeve.

Ju uroj qytetarëve të ardhshëm të Maqedonisë Veriore për suksesin e arritur, sepse tani është e qartë se do t’i fillojmë bisedimet në qershor të vitit të ardhshëm si dhe si Komision menjëherë mund të fillojmë t’i përgatisim bisedimet nisur nga nesër. Kjo është tani detyrë e qartë, perspektivë e qartë dhe shpërblim i qartë për arritjet e javëve të fundit – tha Јоhanes Han, Eurokomesar.

Eurodeputeti Eduard Kukan ka përgëzuar Maqedoninë dhe Shqipërinë, duke i ofruar ndihmën e tij dy vendeve deri në çeljen e negociatave. Përfaqësuesi zyrtar i SHBA-së për Ballkanin Xhejms Perdju tha se me arritjen e marrëveshjes për emrin, dy kryeministrat kanë treguar guxim të madh politik.

Marrëveshja e cila u arrit tregoi një lidership vendosës në arritjen e marrëveshjes për përparimin e bashkëpunimit, por dhe i zhvillimit të marrëdhënieve në mes dy vendeve, diçka që nuk ishte e mundur më parë. Përfitimet e marrëveshjes duhet të shihen ende në Samitin e ardhshëm pas dy javësh – u shpreh Xhejms Perdju, përfaqësues zyrtar i SHBA për Ballkanin.

Presidenti i asamblesë parlamentare të NATO-s i cili po qëndron në vend, tha se marrëveshja për emrin është përparësi për anëtarësim në NATO-, por vetëm pas zbatimit të plotë të saj.

Pas afër tre dekadash ne pamë progres për zgjidhje të problemit. Marrëveshja e arritur do të jetë fundamentale për Ballkanin Perëndimor, Evropën dhe strukturën euroatlantike. Për të ndodhur kjo duhet që ajo të zbatohet tërësisht nga të dyja shtetet, u mbetet qytetarëve të të dyja vendeve të ndjekin zbatimin e saj – theksoi Paolo Alli, President i Asamblesë parlamentare të NATO-s.

Ministrja e jashtëm të BE-së, në samitin e Luksemburgut vendosën që Maqedonisë dhe Shqipërisë t’i japin datë të kushtëzuar për fillimin e negociatave. Si kusht për marrjen e datës përmenden reformat në Gjyqësor, luftën kundër korrupsionit si dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Baby Boo