Zafirovski: Punësimet në prag të referendumit, për të ndikuar rezultatin


Mbi 200 vende të reja të punës janë hapur nga institucionet shtetërore. Armata e Maqedonisë mban konkursin më të madh të hapur për administratorë, edhe atë me 125. Regjistri Qendror ka konkurs për 34 vende të reja pune, ndërkohë Enti Shtetëror i Statistikës ka hapur konkurs për 22 punësime të reja. Ish kreu i Antikorrupsionit Voislav Zafirovski thotë se një gjë e tillë në periudhën para referendumit nuk është e ndaluar sipas Ligjit por megjithatë në këtë periudhë në prag të fushatës për referendumin ai konsideron se punësimet janë bërë me qëllim që të njëjtat të ndikojnë në rezultatin pozitiv të referendumit.

  • Armata e Maqedonisë 125 punësime

  • Ministria e Arsimit 3 punësime me rroga deri 35.000 denarë

  • Regjistri Qendror 34 vende të reja pune me paga deri në 53.000 denarë

  • Shërbimet në Qeveri 8 vende të reja pune

  • Qendra për arsim profesional

  • Rrugët shtetërore 13 vende të reja pune

  • Arkivi Shtetëror 9 vende të reja pune

  • Enti Shtetëror i Statistikës 22 vende të reja

Duke marrë parasysh se gjithë ai numër i vendeve të punës tani përnjëherë është paraqitur, dhe marrë parasysh përvojat e deritanishme dhe leksionet e mësuara nga e kaluara secili qytetar i thjeshtë i vendit, këtë procedurë të Qeverisë do ta lidh me referendumin. Posaçërisht tani kur Qeveria me çdo kush dëshiron të ndërtojë referendum të suksesshëm. Por nga ana tjetër kjo procedurë do të thotë të gjuash vetveten në këmbë sepse Maqedonia ka problem me administratën. E dimë që ka një numër të madh të njerëzve të cilët ende rrinë në shtëpi dhe marrin paga. Një pjesë e atyre njerëzve në periudhën e kaluar morën vende të punës, u sistematizuan, por një numër ende më i madh se ky ende janë në shtëpi. Në këtë situatë, të ketë punësime të reja jo vetëm që nuk është e logjikshme por dhe secili qytetarë do të kuptojë se kjo është shtytje për të bërë të suksesshëm referendumin”- tha Voislav Zafirovski, ish kryetar i Antikorrupsionit.

Sipas Zafirovskit kjo mënyrë e Qeverisë për të tërhequr sa më shumë votues të dalin në referendum dhe të votojnë “për”, nuk do të sjellë rezultatet e kërkuara.

 Tentativat e tilla që në këtë mënyrë të ndikojë tek votuesit rreth përgjigjes në pyetjen e referendumit mendoj se nuk do të ketë aq ndikim të madh, sepse nëse e llogaritim edhe 1000 punësime të reja, që do të sillnin 3000 votues të ri, krahasuar me numrin e qytetarëve të cilët figurojnë në listën zgjedhore është numër i padukshëm” tha Voislav Zafirovski, Ish kryetar i Antikorrupsionit.

Derisa rrjedhin afatet për konkurset e reja për administratorë, numër i konsiderueshëm i administratorëve shqiptarë të punësuar në bazë të MO-së mbetën në shtëpi dhe të pa sistemuar. Antikorrupsioneri Zafirovski thotë se hapja e konkurseve për vende të reja të punës në këtë periudhë verë të pushimeve nuk ka qenë praktikë e deritanishme.

Vjollca Aliti 

Baby Boo