Zafir Berisha: Albin Kurti është psikopat, paraqet rre*zik për shqiptarët


Deputeti i Nismas Socialedemokrate Zafir Berisha e ka quajtur psikopat liderin e Vetëvendosjes Albin Kuti.
Deputeti Berisha duke folur për zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut e cila gjendet në fushatë parazgjedhore ai ka komentuar edhe rolin e ndihmën që po i bën Albin Kurti politikanit shqiptar atje Ziadin Selës.
Ai këtë ndihmë e quan si ndërhyrje të politikanëve kosovarë dhe ndihmën e Kurtit për Selën po ka dy*shime të mëdha në lojërat e fëll*iqura që sipas tij mund t’i luan Kurti dhe Vetëvendosja të cilen e quan si sekt.
“Nuk pretendoj se e njoh mirë situatën dhe zhvillimet politike atje mirpo duke e përcjellë fushatën parazgjedhore dhe ndërhyrjet nga Kosova në këtë fushatë, e ndjejë për obligim moral të them: Ziadin Sela edhe mund të jetë njeri i mirë, por fakti se atë e mbështet psik*opati nga Kosova dhe sekti i tij politik, kam dyshime të mëdha në lojërat e fëll*iqura dhe shumë të posh*tra që mund të barten edhe te shqiptarët në Maqedoninë e Veriut siç është duke ndodhur në Kosovë”, ka thënë Berisha.

Berisha thotë se Albin Kurti paraqet rre*zik për botën e politikës shqiptare pasi sipas tij ai është mashtrues i madh.
Po ashtu deputeti i Nismas e ka quajtur si monstrum ish-ministrtin e Shëndetësisë, Arben Vitinë i cili pranoi testet nga Serbia.
“Raca politike që identifikohen me Albin Kurtin tashmë nuk ka koment se paraqet rre*zik për botën politike shqiptare kudo që vepron dhe jeton sepse është dësh*muar se këto fund*ërrina mashtruese të cilët fshihen pas fjalëve të mëdha patriotike e simboleve kombëtare qëndrojnë objektiva të dëm8shme të cilat në Kosovë u prezantuan nga soji i Shkelzen Gashit i cili misionarin serbo-rus Dick Marty e konsideronte miku i shqiptarëve pa çka se ai kishte përgatitë një raport kun*dër luf*tës së UÇK-së me dosje nga shërbimi sekret i Serbisë”.
”Ose sojin e Blerim Rekës i cili trumbetonte ambiciet serbo-ruse për dalje në Adriatik, apo edhe mostrumin si Arben Vitia i cili me dhuratën e marrë nga Serbia për Covid-19, këtë të fundit nga një shtet kri*minal që kishte bërë gje*nocid e prezantoi para botës si shteti me humanitar në Ballkan”, tha Berisha

Baby Boo