Zaevi takon “mbretin e kanabisit”, Big Majk!?


Duke u thirrur në një postim në instagram, disa media raportuan se kryeministri Zoran Zaev ka takuar në Qeveri njërin ndër prodhuesit më të mëdhenj të kanabisit në botë Big Majk, shkruan Alsat.

Nuk jepen më shumë detaje se kur është realizuar ky takim ndërsa vet Big Majk ka shkruar në profilin e tij se Maqedonia do të shndërrohet në një ndër superfuqitë botërore të kanabisit.

Nga Qeveria ndërkohë duke iu përgjigjur interesimit të mediave nëse është realizuar takimi thanë se Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe kryeministri Zaev në nivel ditor realizojnë numër të madh të takimeve të punës për temat ekonomike. Nuk ka standard ose praktikë për publikimin e të gjitha takimeve të punës në Qeveri./Alsat

Baby Boo