Zaevi për zhvillimet në Kuvend: Do të pyesni Xhaferin


Kryeministri Zoran Zaev refuzon të komentojë zhvillimet në Kuvend, ku mbrëmë nuk arriti të hyjë në rend dite seanca për Ligjin për pakon ekonomike.

Ai tha, se për atë çfarë ndodhi mbrëmë, do të duhet të pyetet kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.
“Për detajet në Kuvend do të pyesni kryetarin e Kuvendit, nënkryetarët. Unë vetëm mund të dënoj dhunën ndaj deputetes grua”, tha Zaevi.

Thotë se ai është angazhuar me obligimet e tija si kryeministër, se nuk i di detajet për në Kuvend.
“Nuk i di detajet me të vërtetë, sepse jam në punë 8 orë. Tash unë të komentoj për punën në Kuvend, disi nuk jam i udhëzuar në detaje”, tha Zaevi.
Ndërkaq ka hedhur poshtë supozimet, se zvarritja e seancës për pakon e 5 ekonomike është si rezultat i mungesës së mjeteve buxhetore. Siguron se ka mjete në buxhet.

Baby Boo