Zaevi nuk i ka as 61 vota për amendamentet e Selës


Shqyrtimi i amendamenteve të Aleancës për Shqiptarët, të cilat u pranuan nga kryeministri Zoran Zaev në takimin e fundit me liderit e ASH-së, Ziadin Sela, do të vijojë në ora 15, ndërkohë që deputetët e LSDM-së ende nuk kanë qëndrim të prerë se do ti votojnë propozim-amendamentet e ASH-së. Qëndrim nuk kanë as deputetët shqiptarë të koalicionit qeveritar, percjell Fakte.

Zëdhënësi i LSDM-së, Konstandin Konstandinov shprehet se do të votojnë për propozim-amendamentet, megjithatë gjithçka do të varet se si do të zhvillohet debati në seancë.

“Te presim të fillon debati në seancë. E dini se deputetët votojnë sipas bindjeve të tyre. Te shohim se si do të zhvillohet seanca dhe në fund, dhe pastaj do të vendosim se si do të votojmë”, tha Konstadinov. Në pyetjen nëse kërkesat e Lëvizjes BESA e rrezikojnë identitetin e maqedonasve, ai tha se bisedimet me dy deputetët e Kasamit ende janë të hapura dhe asgjë deri më tani është vendosur.

“Megjithatë, në asnjë mënyrë nuk rrezikohet identiteti maqedonas, sepse bëhet fjalë për shtetësi e jo për identitet kombëtar”, tha Konstadinov.

Ndryshe, amendamentet e ASH-së dhe Lëvizjes BESA fillimisht votohen me 61 vota, ndërsa pakoja e ndryshimeve kushtetuese me 81 vota.

Baby Boo