Zaevi mbërrin në Tiranë, takohet me Ramën


Kryeministri i vendit tonë sapo ka mbërritur në Tiranë dhe menjëherë është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Në nder të tij po mbahet dhe ceremonia e mikpritjes nga ana e Gardës së Republikës së Shqipërisë në Pallatin e Brigadave. Menjëherë pas ceremonisë dy kryeministrat po zhvillojnë një takim kokë më kokë pa praninë e kamerave, pas takimit do të ketë një konferencë për shtyp para gazetarëve.

Agjenda

10:00 – Ceremoniali zyrtar te Pallati i Brigadave

10:30 – Takim i dy delegacioneve

11:15 – Konferencë e përbashkët e dy kryeministrave

Kjo do të jetë vizita e parë e delegacionit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në Shqipëri, pas zyrtarizimit të emrit të ri të shtetit.

Baby Boo