Zaevi: Inspektorët më thanë se Paunovski është njeri i mirë, do t’i lexoj me vëmendje argumentet


Kryeministri Zoran Zaev sot është takuar me inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, të cilët kundërshtojnë shkarkimin e drejtorit të tyre, Stojko Paunovski që do të shqyrtohet sot në seancë qeveritare.

Zaevi ka bërë të ditur, se inspektorët kanë lëvdata për drejtorin e tyre dhe këto argumente do t’i paraqesë në seancë qeveritare.
“Dua që në mënyrë të detajuar të lexoj të gjitha informacionet, sepse dhanë informacione të rëndësishme dhe duhet t’i lexoj me vëmendje. Pas kësaj, më pas të njëjtat t’i dorëzojë në seancë”, tha Zaevi.

Ka treguar edhe disa nga informacionet që i kanë dhënë inspektorët.
“Se ka qenë njeri mirë, se ka avancuar në punë Inspektoratin e tregut, dhe bashkë me Qeverinë në vitin 2017 ndihmoi në sigurimin e mjeteve për ekipim të kuadrit dhe sigurimin pajisjeve për punë, se ka ndihmuar në procesin e realizimit të masave anti-covid, por pranuan se ka disa dobësi në personalitet, siç kemi të gjithë, dhe unë”, tha Zaevi

Baby Boo