Zaevi çfarë kishte deklaruar dhe çfarë i kishte treguar prindërve për rastin “Monstra”


Në Gjykatë e Shkupit sot do të vazhdojë seanca për rastin “Monstra” ku do të dëshmojë kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev. Ai do të dëshmojë lidhur me një deklaratë të tij të dhënë në vitin 2018 kur nga Kuvendi thoshte se në materialet e përgjimeve ka dëshmi që zbardhin detaje të rëndësishme për rastin “Monstra” për vr asjen e pesëfishtë në afërsi të Liqenit të Smilkovcit në Shkup që ndodhi më 12 prill 2012. “Në dëshmitë ka indikacione serioze dhe andaj janë dorëzuar në prokurori. Një nga prindërit ka dëgjuar biseda të ak uzuarit që si bisedon me Nevzat Bejtën dhe i kërkon subvencione. Ai i ka parë edhe telefonatat që kanë qenë të fshehura. Nuk kam guxuar ti bëj publike, por prindi ka pasur të drejt ti shoh. Të gjitha dëshmitë janë dërguar në Prokurorinë Speciale, pork a edhe dëshmi plotësuese që duhet të hetohen”, theksoi Zaev.
Në gjykatë gjithashtu si dëshmitarë sot duhet të paraqitet edhe Xvonko Kostovski, gjegjësisht njëri prej fishkëllyesve që e ka zbuluar aferëm me përgjimet e paligjshme në Policinë Sekrete.

Baby Boo