Zaev: Zgjodhëm emrin, Republika e Maqedonisë së Veriut, zgjodhëm ardhmërinë


Republika e Maqedonisë së Veriut me përkthim në të gjithë gjuhët për të gjitha përdorimet e vërtetuar me fusnote në kushtetutë. Gjuha dhe identiteti nuk ndryshon.
Ky është emri i dakorduar mes kryeministrave Zaev dhe Cipras që vetë kryeministri Zaev sapo e kumtoi në pres konferencë.
“I thamë po ardhmerise së fëmijeve tanë. Ardhmeria është në horizont në dyert e BE dhe NATOS”, tha Zaev.
“Shanci duhet shfrytëzuar guximshëm kjo është patriotizëm. Kemi zgjidhje historike. Duke zgjidhur kontestin e emrit zgjodhëm perspektivën”, tha Zaev.
Njekohësisht edhe në Greqi ka pasur pres konferencë të kryeministrit Cipras nderkohe qe opozita edhe në Maqedoni edhe në Greqi do të mbaje pres konferenca në orën 19.
Baby Boo