Ballina Lajmi i Dites Zaev: Zgjedhet do të jenë të sigurta, secili prej nesh do t’i...

Zaev: Zgjedhet do të jenë të sigurta, secili prej nesh do t’i kalojë 2-3 minuta në vendvotim


Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev thotë se nuk ka asnjë rrezik që zgjedhjet të mbahen gjatë kohës së pandemisë.

“Zgjedhjet do të jenë të sigurta, qytetarët do të dalin të votojnë, për t’i kthyer institucionet”, tha Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai thotë se secili prej nesh do të kalojë nga 2-3 minuta në vendvotim.

“Ashtu si shkojmë për çdo ditë me maska në market, në treg dhe dezinfektojmë çdo objekt publik, të njëjtën do ta bëjmë në vendvotim. E rëndësishme është që shteti të ketë institucionet funksionale, të cilat janë të domosdoshme për menaxhimin me valën e dytë me virusin, por edhe për rinisjen e ekonomisë”, tha Zaev

Baby Boo