Zaev: Vendos Qeveria për rrogat e administratës

Zoran Zaev thotë se LSDM-ja në pushtet mbetet në propozim -masën, që sektori publik të marrë pagë minimale, por thotë se është Qeveria ajo që duhet të vendosë nëse propozimi do të pranohet. Ai beson se administratorët mund të kalojnë muajt prill dhe maj me pagë 14 500 denarë, pasi edhe pagesa e kredive do të jetë e ngrirë, ndërsa përmbaruesit do të ndalojnë përmbarimin deri në fund të qershorit.

“Shteti fundja është një familje. Të gjithë duhet të merremi vesh së bashku. A do ta bart një pjesë e asaj familje barrën në shpatulla, dhe të tjerët jo, ose të gjithë së bashku do ta bartim në shpatulla. Në rrethana të tilla unë qëndroj prapa asaj, që e kam thënë sepse ka esencë serioze për të arritur në një pikë të tillë, për ta thënë atë ashtu”- deklaroi Zoran Zaev, Kryetar i LSDM-së.

Mickoski thotë se është i gatshëm të shtrijë dorën me masa konkrete për Qeverinë për tejkalimin e krizës. Përveç huazimit, Mickoski propozon edhe paratë e shtyllës së dytë të domosdoshme pensionale private të vihen në shërbim për ballafaqimin me krizën. Nga ana tjetër i porositi ministrat të mos nxitin panik dhe të thonë se nuk do ketë para për administratën dhe nëse nuk dinë si të nxirren nga situata.

“Unë e shtrij dorën. Jam i gatshëm, nëse është e nevojshme, të vij në Qeveri dhe t’i shpalos zgjidhjet, në fund t’i zbatojmë masat më të mira për qytetarët. Kemi tre hapa kryesor për dalje nga kriza. Edhe më parë dhamë zgjidhje të cilat fillimisht u refuzuan, ndërsa më pas u zbatuan”- pohoi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Skenari më i zi të cilin e kumtoi partia në pushtet është se është e mundur realizimi i të ardhurave të projektuara për buxhetin të jetë nga 30 deri në 40%. Për momentin vetëm është paralajmëruar ndihmë nga BE-ja në vlerë prej 66 milionë euro./Alsat